
VLORË- Një helmim masiv ka ndodhur me qentë endacakë në qytetin bregdetar të Vlorës. Helmimi masiv ka ndodhur vetëm pak ditë pasi një turiste italiane u kafshua nga një prej tyre teksa po vraponte në zonën e “Lungomare-s”. Por përveç qenëve endacakë, "viktimë" kanë qenë edhe qentë shtëpiakë që aksidentalisht kanë ngrënë helmin.
Dyshohet se helmimi mund të jetë organizuar nga punëtorët e Bashkisë Vlorë, por ende nuk ka asnjë reagim nga ana e institucionit. Kjo pasi disa herë ka pasur denoncime të numrit të shumtë të qenëve endacakë që lëviznin me tufa nëpër qytet.
Mesa duket punonjësit e institucionit kanë zgjedhur që të vrasin qentë, në vend që të krijonin një hapësirë për t'i strehuar, apo për t'i sterilizuar./ZËRI