
TIRANË- Një aksion anti-drogë po zhvillohet në Shqipëri dhe në Itali. Mediat italiane kanë bërë me dije se deri më tani karabinierët e Torinos kanë vendosur në pranga 6 anëtarë të grupit kriminal, ndërsa 3 të tjerë janë arrestuar jashtë Italisë. Megjithatë nuk bëhen me dije detaje të tjera dhe as emrat e personave të vendosur në pranga. Hetimi, i koduar "Car wash", e ka marrë emrin për shkak se pronarët e disa lavazheve menaxhonin në mënyrë të paligjshme disa plantacione marijuane.
VIDEO NGA AKSIONI:
Organizata e trafikut të drogës kishte degë në vende të ndryshme: Ekuador, Belgjikë, Francë, Shqipëri, Spanjë dhe Itali, ndërsa në krye të saj ishin dy vëllezër shqiptarë, që deri më tani nuk dihet nëse janë vendosur në pranga. Grupi dyshohet se furnizonte qendrat kryesore të trafikut të drogës në Itali, duke trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe hashashi. Sipas të njëjtave burime, mësohet se dy vëllezërit shqiptarë kishin rekrutuar "punëtorë" për shpërndarjen e drogës në Itali dhe në Shqipëri. Ata kishin për detyrë mbajtjen, transportin dhe shitjen e lëndës narkotike kudo që "klientela" ta kërkonte.
Por jo vetëm kaq! Trafikantët kishin në pronësinë e tyre edhe një nëndetëse të vogël, e cila mund të pilotohej nga distanca, me të cilën kryenin transportin e drogës nga një vend në tjetrin. Automjeti ishte blrerë, por nuk ishte vendosur ende në punë.
Gjatë hetimeve, të kryera nga nëntori 2021 deri në fund të vitit 2022, hetuesit kapën disa ngarkesa droge dhe sekuestruan mbi 204 kilogramë drogë, kokainëdhe marihuanë. Kokaina me shumë gjasa ka mbërritur në Itali nga Amerika e Jugut, duke kaluar nga Holanda, ndërsa pjesa tjetër ka kaluar tranzit nga Spanja dhe Franca, duke përdorur mjete me dysheme të dyfishta./ZËRI