Aktualitet

Meta me trëndafil në dorë ankohet për kushtet: Prokuroria e Tiranës do investime, u thirra për vjedhjen e PL

Ilir Meta në Prokurori ka shkuar për të dhënë sqarime lidhur me kallëzimin e bërë për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë. Kallëzimin e bëri vetë më 28 mars, me pretendimin se një vjedhje ka ndodhur brenda selisë.

k.m.
Meta me trëndafil në dorë ankohet për kushtet: Prokuroria e
Ilir Meta

TIRANË- Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ditën e sotme është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Tiranës. Mësohet se në Prokurori ka shkuar për të dhënë sqarime lidhur me kallëzimin e bërë për vjedhjen e serverave në Partinë e Lirisë. Kallëzimin e bëri vetë më 28 mars, me pretendimin se një vjedhje ka ndodhur brenda selisë. Por jashtë, para mediave, me një trëndafil në dorë u kujdes që të fliste më shumë për kushtet e ambienteve të Prokurorisë së Tiranës, sesa për çështjen për të cilën është thirrur.

"Nuk e kuptoj çfarë bëni këtu? Gjithë Tirana është atje (për protestën). Ndërhyrja tek serveri i PL është një gjë e rëndësishme prandaj edhe kam qenë këtu, si përkrahës që ta bëjnë këtë punë pa penguar. Por nuk mund të ndodhë në një vend që drejtohet nga Edi Rama. Jam shokuar nga gjendja në Prokurorinë e Tiranës, mal me dosje sepse nuk kanë ku ti arkivojnë. Një ashensor që nuk punon dhe unë zbrita nga shkallët sepse nuk kisha kohë të harxhoja, një situatë shumë e rëndë. Të vijnë deputetët dhe të shohin gjendjen këtu. Se shohin vetëm kushtet e 3-4 prokurorëve të SPAK që i ka futur në xhep Ëngjëll Agaçi dhe nuk do t'ja dijë fare për prokurorët e tjerë. është një situatë e tmerrshme. I bëj thirrje që të paktën ta lyejnë nga brenda. Të rregullojnë ashensorin. I gjithë procesi mafioz për të kapur edhe vulën e PL dihet se është rezultat i trios Rama-Agaçi-Dumani, kaq. Por PL tani ka 5 prioritete të miratuara nga konventa, ka qëllim madhor 4 mln shqiptarë plus. Atje tek Tirana është vetë Ylli Bodinaku, ta rrëzojmë murin e inceneratorëve dhe koncensioneve. Ne jemi vend i vogël për t'i mbledhur gjithë këta proletarët e Edi Ramës,"-tha Meta. 

Sipas dokumentit të dorëzuar nga vetë Meta, në Prokurorinë e Tiranës është dorëzuar një kallëzim për vjedhjen e DVR-së (hard diskut) me pamje të kamerave të sigurisë, që sipas tyre ka ndodhur më 6 mars pak para mesnate, në orën 23:40. Në kallëzimin e dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, Meta flet edhe për ndërhyrje në sistemin e brendshëm telefonik./ZËRI

Poll

MOS HUMB