Aktualitet

Problemet me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Petref Asllani

Komisioni vendosi në mënyrë unanime të largojë nga detyra prokurorin e Elbasani, Petref Asllani, për shkak të problemeve në kriterin e pasurisë

E.K
Problemet me pasurinë, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Petref Asllani
Petref Asllani

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK, ka shkarkuar nga detyra me votë unanime, prokurorin e Elbasanit, Petref Asllani. Vendimi i mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes anëtare Valbona Sanxhaktari dhe relatore Firdes Shulin.

Gjatë seancës dëgjimore më 10 maj, prokurori Asllani u përball me barrë prove mbi transaksionet e paqarta për dy apartamente, ndërsa u pyet për mosdeklarimin e një procedimi penal në formularin për verifikimin e figurës.

Asllani është përballur edhe më herët me dyshimet për pasurinë e tij. Ai u akuzua për një skemë përfitimi kredie të butë së bashku me gjyqtarin Qani Hasa, por u shpall i pafajshëm në maj 2016. Vendimi i pafajësisë u la në fuqi edhe në Apel.

Nga ana tjetër Hasa u gjet fajtor për kryerjen e veprës penale “refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë” dhe u shkarkua nga detyra në vitin 2017.

Poll

MOS HUMB