Aktualitet

Nënë e bir trafikantë droge, 4 të arrestuar në Shkodër. U kapën në flagrancë teksa shkëmbenin ‘mallin’

Po shkëmbenin drogën, 4 të arrestuar në Shkodër mes tyre dhe një grua

E.K
Nënë e bir trafikantë droge, 4 të arrestuar në
Shkembimi i droges

SHKODËR- 4 persona janë arrestuar nga Policia në Shkodër, pasi po shkëmbenin drogë mes tyre.

Në pranga kanë rënë nënë e bir, si dhe dy persona të tjerë, njëri prej të cilëve shtetas malazez.

Personat e arrestuar janë; Vera Ymeri, Klintis Ymeri, (nënë e bir) Sait Fikaj dhe Igor Duretiç.

Në kuadër të operacionit policor “Vendtakimi”, u sekuestruan 3.8 kg kanabis sativa në momentin që 4 personat po shkëmbenin lëndën narkotike.

“Finalizohet pas 4 muajsh hetime me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, operacioni policor “Vendtakimi”. U kapën në flagrancë gjatë shitblerjes së 3.8 kilogramëve cannabis sativa, vihen në pranga 3 shtetas (blerësi, shtetas malazez). Në pranga dhe nëna e njërit prej të arrestuarve, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar për të siguruar lëndën narkotike. Sekuestrohen lënda narkotike, 2 automjete dhe 6 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e për Hetimin e Trafiqeve dhe me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Shkodër, gjatë këtij operacioni, arrestuan në flagrancë shtetasit V. Y., 58 vjeçe dhe K. Y., 28 vjeç (nënë e bir), shtetasin S. F., 63 vjeç, si dhe shtetasin nga Mali i Zi, I. D., 35 vjeç. Në fshatin Kullaj, shtetasit K. Y. dhe S. F. u kapën në flagrancë, teksa i shisnin 35-vjeçarit, rreth 3.8 kg lëndë narkotike cannabis sativa, për sigurimin e së cilës dyshohet se kanë bashkëpunuar me shtetasen V. Y”, thotë Policia.

Poll

MOS HUMB