Aktualitet

Qëlloi me armë drejt mjetit në Bulqizë, shpallet në kërkim autori, arrestohet shoku i tij

Fadil Ternova qëlloi me kallashnikov në drejtim të makinës, pas një sherri që nisi në një karburant

E.K
Qëlloi me armë drejt mjetit në Bulqizë, shpallet në
Fadil Ternova

BULQIZË- Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme në Bulqizë, ku u qëllua me armë në drejtim të një mjeti të parkuar. Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes, shtetasin Fadil Ternova, ndërkohë që pronari i mjetit që u qëllua me armë është Afrim Peti.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk kishte pasoja në njerëz ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit.

“Strukturat Hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë në drejtimin e Prokurorisë, në vijim të hetimeve të thelluara për dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku shtetasi Fadil Ternova, 36 vjeç, banues në Bulqizë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar të shtetasit A.P.

Në vijim të veprimeve, është bërë arrestimi i shtetasit Xhoni Sollaku, 20 vjeç, banues në Bulqizë, i cili ka ndihmuar autorin Fadil Ternova, për t’u larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë vijon puna intensive për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.

Si ndodhi ngjarja 

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që të dy kanë pasur me njëri-tjetrin në afërsi të një karburanti mes dy lagjeve të qytetit të Bulqizës në rrugën e Arbrit. Pas konfliktit verbal, Ternova ka nxjerrë armën e zjarrit, tip kallashnikov dhe ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një mjeti që ishte parkuar aty pranë, makinë e cila ishte në pronësi të një personi tjetër, pa asnjë lidhje me ngjarjen. 

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB