Aktualitet

Masakroi me thikë të ëmën, Dani: Kam vrarë 2 mijë vetë po nuk më beson njeri

Gjylije Dani u masakrua me thikë në banesë nga djali i saj, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

E.K
Masakroi me thikë të ëmën, Dani: Kam vrarë 2 mijë
Viktima, Gjylije Dani

LEZHË- Është zbardhur dëshmia e 62-vjeçarit Arsen Dani, i cili një ditë më parë vrau me thikë nënën e tij të moshuar. Dani i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, masakroi me thikë nënën e tij, Gjylije Dani, brenda banesës së tyre, ku jetonin në lagjen ‘Besëlidhja’ të Lezhës.

“Kam vrarë 2 mijë vetë s'më beson njeri, vrava nënën time dhe ma besuan”, është shprehur Dani para grupit hetimor.

88-vjeçarja dhe djali i saj jetonin bashkë në një apartament në Lezhë, ndërsa dy fëmijët e tjerë të viktimës banojnë në Tiranë.

Ish-arsimtarja u qëllua disa herë me thikë në pjesën e shpinës nga djali i saj Arsen Dani. Nga plagët e marra ajo gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa kanë qenë fqinjët të cilët kanë dëgjuar zhurmën dhe kanë njoftuar policinë.

Policia arrestoi autorin Arsen Dani në banesë pa bërë rezistencë si dhe u sekuestrua thika me të cilin kreu vrasjen.

Dani kishte probleme të shëndetit mendor, por nuk ishte raportuar më herët për probleme me fqinjët apo komunitetin ku jetonte. Fillimisht ai ka pasur një debat me nënën 88-vjeçare dhe më pas e qëlloi atë me thikë duke i marrë jetën.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB