Aktualitet

Punëtorët e huaj “pushtojnë” Kurveleshin, Tare: Dikur gota e parë pihej për Komandantin, tani do pihet për indianët

Puna në ndërtim iu është besuar të huajve, siç janë edhe indianët e Kurveleshit

E.K
Punëtorët e huaj “pushtojnë” Kurveleshin, Tare: Dikur
Auron Tare dhe dy punetoret indiane

VLORË- Punëtorët e huaj, janë parë si një zgjidhje për bizneset në Shqipëri, pas rënies së ndjeshme të krahut punëtor në vend, si pasojë e largimeve masive të të rinjve. Puna në ndërtim, veçanërisht në projektet në jug të vendit, tashmë iu është besuar indianëve, të cilët hedhin çdo ditë beton në rrugën e Kurveleshit. Auron Tare, përmes një postimi ka ndarë fotot e dy indianëve që tashmë punojnë në malet e Vlorës, teksa shkruan:

Indianet e Kurveleshit.

Kur ngjitesh përpjetë majës së rrugës për të dalë në pllajën e Kurveleshit, mund të shikosh anës së rrugës një grup me punëtorë që punojnë përditë duke hedhur beton në armatura. Ndalova për ti pyetur. Janë indianë që punojnë ne mirmbajtjen e rrugës.

Lebërit e Kurveleshit nuk njihen si punëtorë te shkëlqyer. Gjithmonë si barinj, ushtarakë apo xhandarë.

Por që të sillnin indianë për punë ne këto male nuk ishte dëgjuar ndonjëherë. Ja që e arritëm edhe këtë ditë. Dikur kur pinin shëndete ne gostira gota e parë pihej për Komandantin. Tani besoj dollia e parë do jetë. Të na rrojnë indianët.

Qeveria ka plan që brenda këtij viti të sjellë në Shqipëri rreth 40 mijë punëtorë nga Filipinet, edhe pse shumica e bizneseve shprehen të zhgënjyer me eksperiencat që kanë pasur me punëtorët që kanë ardhur nga vendet e treta.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB