Aktualitet

Vjedhja në selinë e Partisë së Lirisë, Prokuroria e Tiranës nis hetimet, 6 persona merren në pyetje

Që të premten, ditë kur edhe u bë kallëzimi, e po ashtu lajmi u publikua edhe në media, Prokuroria e Tiranës ka nisur marrjen në pyetje.

k.m.
Vjedhja në selinë e Partisë së Lirisë, Prokuroria e
Ilir Meta

TIRANË- Kallëzimi i Ilir Metës për vjedhjen e ndodhur në selinë e Partisë së Lirisë ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Tiranës. Që të premten, ditë kur edhe u bë kallëzimi, e po ashtu lajmi u publikua edhe në media, Prokuroria e Tiranës ka nisur marrjen në pyetje. Deri më tani 6 persona, ende të paidentifikuar, janë marrë në pyetje, por po ashtu janë kqyrur kamerat e sigurisë të bizneseve rreth zonës ku edhe ndodhet selia e PL-së. Por kontrolle janë bërë edhe brenda selisë. 

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar "DVR" dhe hardiskun e ri që në kallëzim pretendohet se është ndërruar pasi ishte grabitur nga maskat mbrëmjen e 6 marsit, por kallëzimi u bë nga Meta vetëm ditën e premte, më datë 29. Sipas Metës, persona të paidentifikuar i kanë grabitur rrjetin e komunikimeve elektronike dhe një paisje DVR (hard disc).

Në kallëzimin e dorëzuar në prokurorinë e Tiranës, Meta flet edhe për ndërhyrje në sistemin e brendshëm telefonik./ZËRI

Poll

MOS HUMB