Aktualitet

Shkarkimi i Alfred Ballës, KLP thërret nesër mbledhjen për zgjedhjen e kryetarit të ri

Raportohet se mbledhja do të nisë në orën 09:30.

E.K
Shkarkimi i Alfred Ballës, KLP thërret nesër mbledhjen për
Këshilli i Lartë i prokurorisë

TIRANË- Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e nesërme për të zgjedhur kryetarin e ri. Raportohet se mbledhja do të nisë në orën 09:30. Kjo mbledhje, vjen pas asaj të 27 Majit, ku me 9 vota KLP votoi pro mbarimit të mandatit të Alfred Ballës.

Mbledhja e KLP për shkarkimin e Alfred Ballës u zhvillua me debate. Anëtarja Nurihan Seiti, e cila doli hapur krah të Alfred Ballës, u shpreh se ai duhet të vijojë detyrën, pasi vendimi i KPA futet në fuqi vetëm pas publikimit në fletoren zyrtare. Mbledhja u shty për pasdite dhe me 9 vota pro, vetëm Seitajn kundër, u vendos shkarkimi i Alfred Ballës nga kreu i KLP.

Balla pretendonte se po zbatonte ligjin duke qëndruar në detyrë siç e parashikon Kushtetuta, deri në zgjedhjen e një kryetari të ri, pasi mandati i ka përfunduar më datë 18.12.2023. Ndërsa çështjen e përjashtimit të tij nga sistemi, është shprehur se do ta dërgojë në Strasburg./ZËRI

Poll

MOS HUMB