Aktualitet

Do hapnin biznes bashkë, por e vrau! Si ndodhi krimi në hotel "Greccia"

Shehu kishte në pronësi të tij restorantin dhe zonën e plazhit para hotelit. 

k.m.
Do hapnin biznes bashkë, por e vrau! Si ndodhi krimi në hotel
Gerald Shehu

DHËRMI- Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur në Dhërmi, ku Gerald Shehu ka vrarë me armë zjarri, Eraldo Nevruzin, recepsionistin e hotelit "Greccia". Recepsionisti nga Tirana, 31-vjeçari Eraldo Nevruzi kishte shkuar për të punuar në Dhërmi për sezon, pikërisht në hotelin ku Shehu ishte bashkëpronar bashkë me vjehrën e tij. Shehu kishte në pronësi të tij restorantin dhe zonën e plazhit para hotelit. 

Ndaj për të punuar në biznes, si "njeri të besuar" kishte marrë 31-vjeçarin, me të cilin kishte planifikuar edhe hapjen e një biznesi tjetër, por duket se diçka ka shkuar keq. Aq sa 43-vjeçari e ka rrëmbyer, dhunuar dhe më pas vrarë me armë zjarri. Policia dyshon se vrasja ka ndodhur në një nga dhomat e hotelit, pasi Shehu e kishte thirrur për "sqarim" viktimën. Nga dëshmitë, janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur gjurmë gjaku. Por autori, nuk e ka lënë në hotel trupin e viktimës, por e ka nxjerrë vetë jashtë dhe më pas e ka fshehur. Ndaj, kufoma ende nuk është gjetur. 

Po ashtu, edhe autori është shpallur në kërkim, pasi menjëherë pas ngjarjes është larguar drejt Greqisë, përmes pikës kufitare të Qafë Botës./ZËRI

Poll

MOS HUMB