
HIMARË-Detaje të reja janë mësuar lidhur me viktimën dhe autorin e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e shkuar në Dhërmi. Viktima Eraldo Nevruzi dhe autori Gerald Shehu raportohet se jetonin të dy në Angli. Shehu është autori i dyshuar i vrasjes së recepsionistit në Dhërmi. Policia dyshon se 43-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri, recepsionistin.
Trupi i Eraldo Nevruzit ende nuk është gjetur, ndërsa Polica i ka shtrirë hetimet në dy pista kryesore. Konkretisht së pari vrasja mund të ketë ndodhur si rjedhojë e një konflikti të çastit. Së dyti dyshohet për njohje të mëparëshme dhe përfshirje në aktivitete të paligjshme në Angli ku të dy, dhe i zhdukuri dhe autori jetonin.
/ZËRI