Aktualitet

Sherri mes tifozëve të Tiranës dhe Vllazinë, 8 në pranga, 106 të shoqëruar

8 personat e vënë në pranga akuzohen për disa vepra penale si ajo e plagosjes së lehtë me dashje, prishja e qetësisë publike dhe shkatërrimi i pronës.

E.K
Sherri mes tifozëve të Tiranës dhe Vllazinë, 8 në
Sherri mes tifozeve ne Reps

LEZHË- 8 persona janë arrestuar dhe 106 të tjerë janë shoqëruar për në komisariat pas konfliktit të dhunshëm mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, e cila ndodhi në segmentin e Rrugës së Kombit. 8 personat e vënë në pranga akuzohen për disa vepra penale si ajo e plagosjes së lehtë me dashje, prishja e qetësisë publike dhe shkatërrimi i pronës. Tifozët u rrahën masivisht mes tyre pas ndeshjes mes Vllaznisë dhe Tiranës që u mbajt në Kukës, e ku skuadra kryeqytetase fitoi minimalisht me një gol.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe ato të komisariateve në varësi të saj, sapo janë njoftuar se në Rrugën e Kombit, tifozët e 2 skuadrave të futbollit në vendin tonë, po konfliktoheshin fizikisht, kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në ambientet e Policisë të 106 tifozëve (nga të dyja ekipet) të përfshirë në konflikt.

Në vijim të veprimeve procedurale për paligjshmëritë e kryera (konflikt fizik dhe dëmtim të autubusëve me të cilët udhëtonin), u arrestuan në flagrancë shtetasit: K. X., 20 vjeç, K. Z.,18 vjeç, R. M., 18 vjeç, I. A., 18 vjeç, K. D., 38 vjeç, R. L., 18 vjeç, F. K., 18 vjeç dhe F. Sh., 20 vjeç.

Gjithashtu, janë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 20 tifozë të tjerë, nga të dyja ekipet.

Ndërkaq, tifozët e tjerë të shoqëruar, në përfundim të veprimeve procedurale, janë lënë të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", "Prishja e qetësisë publike" dhe "Shkaterrimi i pronës", të kryera në bashkëpunim”, njofton policia.

Dy grupet e tifozëve pas ndeshjes, u ndalën pranë një pike karburanti dhe kanë nisur të përleshen me njëri-tjetrin.

Siç raportohet, tifozët e Vllaznisë kanë goditur fillimisht me grushte dhe sende të forta tifozët e Tiranës. Nga ana tjetër disa persona u dërguan për mjekim në spital pas plagëve të marra./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB