
MIRDITË- Pesë persona kanë përfunduar në spital, si pasojë e një sherri të ndodhur mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Reps të Mirditës, teksa tifozët ktheheshin nga Kukësi, pas përfundimit të ndeshjes.
Dy grupet e tifozëve janë ndaluar pranë një pike karburanti dhe kanë nisur të përleshen me njëri-tjetrin.
Siç raportohet, tifozët e Vllaznisë kanë goditur fillimisht me grushte dhe sende të forta tifozët e Tiranës. Nga ana tjetër, Zëri.ai mëson se një pjesë e mirë e tifozëve janë shoqëruar në komisariatin e Lezhës. Ndërsa të plagosur, janë dërguar në spitalin e Lezhës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndeshja u mbyll me një fitore minimaliste 1 me 0, për Tiranën.