Aktualitet

Transportonte 43 kg drogë në Selanik, kush është shqiptari i arrestuar (Emri)

Juxhin Luamni iu gjetën dy çanta të mëdha në automjet, të cilat peshonin mbi 42 kilogramë

D.XH

 

Transportonte 43 kg drogë në Selanik, kush është shqiptari i
Droga e kapur në makinën e shqiptarit

SELANIK – Një 31-vjeçar shqiptar u arrestua në Selanik të Greqisë, pasi u kap duke transportuar me makinë mbi 42 kilogramë lëndë narkotike.

Juxhin Lumani me origjinë nga Korça është shqiptari i prangosur nga policia e vendit fqinj.

Siç njoftojnë mediat greke, Lumani kishte marrë një automjet me qira, me anë të së cilit bënte transportin e marijuanës.

Policia, gjatë kontrollit të mjetit, ka gjetur dy çanta të mëdha, që në total mbanin 42 kilogramë e 700 gramë drogë.

Efektivët kontrolluan edhe banesat ku jetonte shqiptari. Policia sekuestroi dhe disa doza kanabisi në shtëpinë e të riut nga Shqipëria./Zëri.ai/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Poll

MOS HUMB