
MIRDITË- Pamjet e mëposhtme tregojnë sherrin e ndodhur këtë pasdite mes tifozëve të Tiranës dhe të Vllaznisë. Gjithçka ka nisur në rrjetet sociale. Të rinjtë mësohet se kanë debatuar me njëri-tjetrin dhe nteksa ktheheshin nga Kukësi, janë ndaluar në një pikë karburanti në Mirditë, ku ka filluar përleshja.
Në video, ata shihet teksa godasin njëri-tjetrin me karrigë, shkopinj dhe me konat e vendosur në rrugë. Deri më tani, Zëri.ai ka raportuar se pesë prej tyre janë në spitalin e Lezhës dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore. Një tjetër grup, janë shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.
Ndeshja mes Vllaznisë e Tiranës u zhvillua në Kukës dhe u mbyll me një fitore minimaliste 1 me 0, për Tiranën.