Aktualitet

Motoristët, mes pronarëve e klientëve

Kjo pjesë e sektorit të shërbimit përballet dhe me arrogancën e shumë personave që presin porositë, ndryshimin e orareve, mos hapjen e telefonit dhe mungesën e solidarizimit me to kundrejt një bakshishi, sado simbolik mund të jetë ai.

Florida Mingla
Motoristët, mes pronarëve e klientëve
Gazetarja Florida Mingla dhe motoristi

TIRANË- Motoristët e sektorit të shpërndarjes së porosive, të njohur si “delivery”, zënë një përqindje të lartë të aksidenteve që ndodhin kryesisht në rrugë. Por kjo është vetëm një nga problematikat me të cilat përballen. Një tjetër është edhe orari i tejzgjatur në punë.

Zakonisht ata paguhen edhe në bazë të numrit të porosive dhe turni 8-orarësh nuk ekziston për ta. Dëshira për të shpërndarë më shumë porosi, në mënyrë që të marrin sa më shumë para, i bën që jo pak herë të shkelin rregullat e qarkullimit rrugor e të kthehen në burim aksidenti.

Por, nuk mbaron me kaq. Kompanitë e kanë distancuar veten përmes një kontrate dhe në raste aksidentesh, përgjegjësinë ia faturojnë mungesës së aftësive drejtuese të motoristit.

Përfundimi, një punonjës pa mbrojtje!

Si të mos mjaftonte, kjo pjesë e sektorit të shërbimit përballet dhe me arrogancën e shumë personave që presin porositë, ndryshimin e orareve, mos hapjen e telefonit dhe mungesën e solidarizimit me to kundrejt një bakshishi, sado simbolik mund të jetë ai.

Zëri.ai ka shoqëruar një prej motoristëve, në një ditë të zakonshme pune dhe në mënyrë anonime, djali ka vendosur të rrëfejë ‘pa doreza’ gjithçka me të cilat përballet në rrugë e në dyert e qytetarëve.

Ndiqni intervistën:

Poll

MOS HUMB