Aktualitet

Sherr për pronën në Velipojë/ Procedohet 58-vjeçari, dhunoi dy vëllezër

Policia ka njoftuar se 58-vjeçari po hetohet për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

f.t
Sherr për pronën në Velipojë/ Procedohet 58-vjeçari,
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR-Një 58-vjeçar ka dhunuar dy vëllezër në Velipojë për shkaqe pronësie dhe ndaj tij ka nisur hetimi në gjendje të lirë. Mësohet se 58-vjeçari është konfliktuar me dy vëllezër për çështje pronësie. Policia në Velipojë ka njoftuar se 58-vjeçari po hetohet për veprën penale “dëmtime të tjera me dashje”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Velipojë, bazuar në kallëzimet e bëra nga vëllezërit L.M e P.M,  proceduan penalisht  shtetasin T. D., 58 vjeç, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje”.

Mbasditen e djeshme, në rrugën “Ibiza”, në fshatin Rrjollë, Velipojë, shtetasi T. D, është konfliktuar dyshohet për motive pronësie me  shtetasit  L. M., 65 vjeç dhe P. M., 58 vjeç, ( vëllezër). Si pasojë e konfliktit  shtetasi P. M., 58 vjeç pësoi dëmtime të lehta fizike.

Vijon puna për identifikimin e dy personave të tjetër të përfshirë në këtë konflikt si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për vepren penale “Demtime të tjera me dashje./ZËRI

Poll

MOS HUMB