Aktualitet

Rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet pronari i gomones në Dhërmi

Pronari i gomones u gjobit me 100 000 lekë të rinj.

f.t
Rrezikoi jetën e pushuesve, gjobitet pronari i gomones në Dhërmi
pamjet nga ngjarja

DHËRMI-Një person është ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, pasi shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Dhërmi. Incidenti ndodhi në plazhin e Palasës, ku shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, ndërynë duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Njoftimi i policisë:

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin, bllokohet menjëherë nga shërbimet e Njësisë Policore Detare Dhërmi, mjeti lundures gomone.

Ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj, drejtuesi i mjetit lundrues.

Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, gjatë patrullimit të vijës bregdetare, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë publike në zonat turistike, si dhe për kontrollin e përdorimit të mjeteve lundruese, kanë ndërhyrë menjëherë në plazhin e Palasës, duke bërë bllokimin e një mjeti lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Shërbimet e Policisë ndëshkuan drejtuesin e mjetit lundrues, shtetasin K. M, me masën administrative 100 000 lekë të rinj si dhe bllokuan mjetin lundrues gomone në Portin Himarë.

Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore, do të vijojnë monitorimin dhe kontrollin e të gjithë zonave bregdetare, me qëllim sigurimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë pushuesit.

Policia apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete. Çdo shkelje e konstatuar do të trajtohet sipas ligjit në fuqi, për të garantuar sigurinë dhe rendin në zonat bregdetare./ZËRI

Poll

MOS HUMB