FUSHË ARRËS- Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditë e sotme në Fushë-Arrëz, ku babai ka goditur me thikë djalin e tij. Policia ka bërë me dije në njoftimin për ngjarjen se 55-vjeçari Anton Mardodaj është shoqëruar në Komisariat. Ndërsa djali i tij, 19-vjeçari Oltion Mardodaj është dërguar në spital, ku aktualisht ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I PLOTË:
Dyshohet se goditi me mjet prerës (thikë), djalin e tij, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, si rezultat i veprimeve të shpejta të Policisë, kapet dhe shoqërohet në Komisariat, shtetasi A. M. Mesditën e sotme, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Fushë Arrëz, ishte dëmtuar me mjet prerës një 19-vjeçar, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga veprimet e shpejta të shërbimeve të Policisë është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar me mjet të mprehtë (thikë), djalin e tij 19 vjeç, i cili është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ZËRI