Aktualitet

DËSHMITË e tij trazuan botën e krimit, Nuredin Dumani merret në pyetje edhe nga agjentë italianë

Sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë zbarkuar edhe agjentë të autoriteteve italiane që kanë nisur marrjen e tij në pyetje.

k.m.
DËSHMITË e tij trazuan botën e krimit, Nuredin Dumani merret
Nuredin Dumani

TIRANË- Nuredin Dumani di shumë, e informacioni i tij është i vyer edhe për të huajt. Ndaj sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë zbarkuar edhe agjentë të autoriteteve italiane që kanë nisur marrjen e tij në pyetje. Kjo pasi ai dyshohet se ka informacion edhe për krime që kanë ndodhur jashtë vendit, por nuk dihet konkretisht se për cilat ngjarje kriminale bëhet fjalë. 

Gjithë çfarë dihet deri më tani është fakti se hetuesit e antimafias e kanë pyetur Nuredin Dumanin për disa episode mes tyre edhe për trafikun e lëndëve narkotike nga bandat shqiptare në Itali, mes të cilave nuk ka munguar as përplasja e përgjakshme. 

Dumani dhe miku i tij, Henrik Hoxha, pasi u arrestuan në Fier, kanë folur për drejtësinë duke zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Pas rrëfimit të tij, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale). Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, në Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën. Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB