Aktualitet

Sekuestrohet kokainë me vlerë 1.5 mln euro në Itali! Qentë antidrogë 'fundosin' shqiptarin dhe italianin

Droga, e cila sipas vlerësimeve të GDF-së do të sillte në treg rreth 1.5 milionë euro, u sekuestrua bashkë me makinën.

E.K
Sekuestrohet kokainë me vlerë 1.5 mln euro në Itali! Qentë
Pamje nga operacioni

ITALI- Sekuestrohen 8.5 kilogramë kokainë në zonën komunale të Silandro-s. Raportohet se droga ishte fshehur në bordin e një makine që vinte nga Gjermania. Efektivët e Guardia Diu Finanza, ndaluan makinën me targa italiane që vinte nga Shtutgarti, pasagjerët e së cilës, një italian dhe një shqiptar, shfaqën menjëherë shenja shqetësimi.

Shpjegimet kontradiktore të dy personave për arsyet e udhëtimit zgjuan dyshimin e efektivëve, të cilët vendosën të kontrollonin mjetin me ndihmën e qenve nuhatës të drogës. Qentë Escott dhe Jumpa identifikuan, të fshehur në ndarjen e bagazhit, tetë blloqe që përmbanin gjithsej 8,581 kg kokainë.

Droga, e cila sipas vlerësimeve të GDF-së do të sillte në treg rreth 1.5 milionë euro, u sekuestrua bashkë me makinën. Dy burrat u arrestuan dhe u dërguan në burgun e Bolzanos. Vijojnë hetimet për të verifikuar çdo lidhje mes kësaj sekuestroje dhe kapjes së mëparshme të 100 kg hashash, e ndodhur dy javë më parë në Resia pas kontrollit të një makine, e cila gjithashtu vinte nga Gjermania./ZËRI

Poll

MOS HUMB