Aktualitet

Zjarrfikësi nga Përmeti digjet pjesërisht në trup dhe në fytyrë, flet nga krevati i spitalit: Zjarri po shkonte tek banesa

Romeo Sulejmani tha se ishte i detyruar që të ndërhynte për shkak se zjarri po i afrohej banesave të fshatit.

k.m.
Zjarrfikësi nga Përmeti digjet pjesërisht në trup dhe
Romeo Sulejmani

DRUPULL- Një zjarrfikës nga Përmeti është djegur pjesërisht në trup dhe në fytyrë në krye të detyrës. Djegiet, zjarrfikësi i ka marrë teksa po përpiqej të shuante flakët e zjarrit në fshatrat Lugar dhe Grapsh në Bashkinë e Dropullit. Romeo Sulejmani tha se ishte i detyruar që të ndërhynte për shkak se zjarri po i afrohej banesave të fshatit.

Vetëm se në një moment, zjarri u është futur në makinë dhe zjarrfikësi ka pësuar lëndimet.

"Kemi ardhur që dje në darkë nga Përmeti. Kemi luftuar me zjarret, kemi shpëtuar një kishë. Në moment kërceu zjarri në fshat ishim të detyruar që të rrezikonim çdo gjë se po u afrohej banesave. U detyruam që të futeshim mes zjarrit. Zjarri na u fut në makinë. Është një gjë që mund të ndodhë, por ishte fati im,"-u shpreh i lënduari para mediave që e vizituan në spital.

Ndërkohë për të parë gjendjen e të lënduarit, drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikësve, Arben Cara vizitoi efektivin në spital. Cara ka shprehur gatishmërinë për transferimin e efektivit zjarrëfikës drejt Tiranës./ZËRI

Poll

MOS HUMB