
ITALI- Sekuestrohen pasuri me vlerë 2 milion euro dhe dy Ferrari në Firenze. Operacioni i Policisë italiane vjen në kuadër të hetimeve që lidhen me bandat italo-shqiptare në qytet, të cilat pastrojnë paratë e përfituara nga trafiku i drogës në restorante apo makina luksi. Gjithashtu u konfiskuan para cash, gjerdan, byzylykë ari, bizhuteri dhe aksione të kompanive të dy SH.PK-ve me seli në Firence, shkruajnë mediat italiane.
Hetimet kanë të bëjnë me një organizatë të dyshuar kriminale të përbërë nga shqiptarë dhe italianë, me qëllim përvetësim të rëndë dhe vetëpastrim, kushtuar blerjes së restoranteve në Firence. Konfiskimet prekën provincat e Firences, Napolit dhe Modenës. Kjo e fundit ishte një nga provincat e prekura nga operacionet e kapjes dhe kërkimit. Në të njëjtën kohë me ekzekutimin e konfiskimeve, janë duke u bërë bastisje dhe sekuestrime, të lëshuara nga prokurori publik, ndaj 14 aktiviteteve të tjera ekonomike që u atribuohen të dyshuarve.
Këta, duke shpërdoruar rolin e tyre si drejtorë dhe aksionarë, i shkaktuan dëme të konsiderueshme financiare kompanive të tyre. Rezultatet e aktiviteteve të kryera do të vlerësohen nga gjyqtari përgjegjës. Përgjegjësia e personave që i nënshtrohen hetimeve do të shqyrtohet në fazat vijuese të procedimit penal./ZËRI