
TIRANË- Është mbajtur sot në Gjykatën e Apelit seanca në ngarkim të Arbër Paplekajt, ku janë lexuar konkluzionet e ekspertëve, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje e ndodhur para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021 në Elbasan. Të pranishëm në seancën e sotme ishin të pranishëm 3 ekspertë, ndërkohë që janë lexuar dhe gjetjen e rindërtimit të skenës së vrasjes. Sipas ekspertit Artan Rexhepi është qëlluar nga një distancë e afërt, ndërsa thotë se turma ishte e armatosur.
Tre ekspertët Arjan Hako, Shpëtim Budo dhe Artan Rexhepi paraqitën në gjykatë akt-ekspertimin, që iu vendos në dispozicion edhe Prokurorisë dhe të dënuarit në Shkallë të Parë, Arbër Paplekaj. Gjykata konkludoi se hetimet janë të paplota, dhe për këtë shkak seanca u shty. Seanca e radhës do të mbahet në datën 7 Maj.
Debatet në seancë:
Avokati i Paplekaj: E mora aktin e ekspertizës ditën e djeshme në rrugë elektronike, kërkoj kohë të njihem dhe të konsultohem me klientin. Eventualisht do doja t’i bëja me dije gjykatës se Paplekaj nuk ka dashur asnjëherë të fitojë nga afatet e paraburgimit dhe gjykata mund t’i pezullojë këto afate. Për në një proces i rregullt është më i rëndësishëm. Kjo shtyrje kërkohet nga ana jonë për t’u njohur me aktet e tre ekselentëve që rindërtuan ngjarjen.
Prokurori Gent Xholi: E mora aktin e ekspertizës para 1 ore. Është një material prej 40 faqesh dhe nuk mund të studiohet në një kohë kaq të shkurtër.
Gjykata: Jemi njohur me aktekspertizën dhe dukshëm evidenton se në lidhje me pamjet filmike ekspertët thonë se nuk kemi patur kohë. Ndërkohë që trupa gjykuese ua ka lënë detyrë.
Trupa gjykuese pyetje për ekspertët: A e konsideroni aktekspertizën e plotë? Shënimi që keni bërë në fund nuk me rezulton ta keni përfshirë tek konkluzioni. Ju thoni se asnjë nga ju nuk e pati kohën e nevojshme për të ekzaminuar.
Eksperti: Dhe sikur të më kërkoni të thellohem nuk kam mundësi. Po flas për vete. Dy kolegët mund të thonë versionin e tyre.
Gjykata: A mund t’i jepni gjykatës përgjigjje se ku gjendej Xhensila Sota, e cila për shkak të uniformës është e identifikueshme. Cili është pozicionimi i Xhensila Sota. Ju nuk identifikoni dot një punonjëse policie me uniformë që lëviz duke çaluar e duke u drejtuar tek makina?
Eksperti: Jemi shprehur për distancën
Gjykata: Aty ku ju thoni kemi gjetur dy grupe gëzhojash, si kanë qenë të vendosura automjetet që duke parë këtë skicë ne të kuptojmë
Eksperti: Rindërtimin e kemi bërë nga gëzhojat jo nga automjeti. Nuk mund ta përcaktojmë
Gjykata: Por me përmasa të përafërta duhet t’i kishit lidhur me objektet e tjera?
Eksperti 2: Parimisht ne kërkuam një muaj e gjysëm kohë dhe jo më kot në gjykimin tim, qyrja me vendngjarjen me mekanizmin nuk shkojnë. Për videon, ishte çështje kohe. Një mekanizëm ngjarjeje e diskutuam që do mbyllim një pjesë e pastaj do merremi me videon. Zonja gjendet një metër larg ndoshta. Nuk është se gëzhojat pasqyrojnë realitetin. Autori bën katër pesë hapa pas. Ka elementë për t’u diskutuar ende.
Gjykata: A identifikohet në videon dy dhe tre
Eksperti 2: Po identifikohen
Gjykata: Kjo është një arsye më shumë që ju ta kishit parë videon
Eksperti: Në gjykimin tim ka qenë një venngjajre e ndërtuar mbi një ngjarjeje që ka probleme, do të thotë se aty ka probleme. Nuk është ndërtuar siç duhet. Si mund ta ndërtojmë ne kur është ndërtuar shtrembër
Gjykata: Ato gëzhoja të gjetura dhe qitësi numër dy dhe tre ku janë?
Eksperti 2: Janë majtas dhe djathtas
Eksperti: Kur e thashë që në vendngjarje ka probleme, nuk dua të rëndoj askënd por kjo qëndron
Eksperti 2: Për kohën vazhdoj të them që duhej më tepër
Eksperti 3: Akti është ndërtuar mbi bazën e provave shkresore. Meqë kolegu ka një program të avancuar ne mund të bëjmë një shtojcë. Në aspektin e përgjithshëm kemi bërë akt mbi provat shkresore. Nuk kam bërë ndonjëherë ekspertizë bazuar në pamjet filmike. Ne matim distancat
Gjykata: Akti që keni vënë në dispozicion është i të treve ju?
Gjykata ka bërë pyetje konkrete: Përcaktoni vendndodhjen e polices Xhensila Sota
Gjykata: Ekspert i keni parë pamjet?
Eksperti Artan Rexhepi: Ajo ngjarje ka probleme, nuk është pasqyruar 100% realiteti, distanca nga është qëlluar ka qenë shumë më e afërt. Kërkojmë kohë që të nxjerrim të dhënat nga pamjet filmike. Për mua, qitësit nuk janë aty ku dalin referuar vendit të ngjarjes me ate çfarë duket në pamje filmike.
/ZËRI