Aktualitet

Rrjoll/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën në spital (EMRI)

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit.

M.K.
Rrjoll/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb
FOTO ILUSTRUESE

SHKODËR- Policia e Shtetit ka dhënë detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur pasditen e sotme në zonën mes Rrjollit dhe Ranës së Hedhun, ku një 24-vjeçar ka humbur jetën pas plagëve të marra nga helika e një gomoneje.

Sipas njoftimit paraprak të Policisë, rreth orës 16:15, në një zonë lundrimi në det të hapur, njëri prej tre personave që ndodheshin në bord ka rënë aksidentalisht nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit.

Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit. I riu, i identifikuar me inicialet K.Gj., rreth 24 vjeç, është transportuar fillimisht nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë drejt spitalit. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon veprimet për të përcaktuar me saktësi rrethanat dhe dinamikën e aksidentit.

 Njoftimi i policisë :

"Rjoll, Shkodër – Informacion paraprak. Rreth orës 16:15, midis Rjollit dhe Ranës së Hedhun, në thellësi (zonë lundrimi), nga një mjet lundrues gomone, dyshohet se aksidentalisht, njëri prej tre shtetasve që ndodheshin në bord ka rënë nga gomonia dhe është dëmtuar rëndë nga helika e motorit të gomones.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare, me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.Shtetasi K. Gj., rreth 24 vjeç, është transportuar menjëherë nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe më pas me autoambulancë në spital për ndihmë mjekësore, por, si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.",njofton Policia./ZËRI

 

 

Poll

MOS HUMB