Aktualitet

Shëngjin/ Dy të rinj bien nga gomonia, helika i godet, njëri humb jetën (EMRAT)

Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji, ndërsa i plagosuri është Uran Marku.

M.K.
Shëngjin/ Dy të rinj bien nga gomonia, helika i godet, njëri humb
foto nga spitali i Lezhes

SHËNGJIN-Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik ujor i ndodhur sot mes Rrjollit dhe Shëngjinit, ku humbi jetën një i ri, ndersa një tjetër mbeti i plagosur rëndë. Viktima është identifikuar si Klaus Gjergji, ndërsa i plagosuri është Uran Marku. Sipas informacioneve paraprake, në gomone ndodhej një grup të rinjsh, ndërsa gjatë lundrimit dy prej tyre kanë rënë në ujë, në rrethana që ende po hetohen.

Dy të rinjtë dyshohet se janë goditur nga helika e gomones, duke shkaktuar vdekjen e Klaus Gjergjit dhe plagosjen e rëndë të Uran Markut. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të zbardhjen e aksidentit. 

Një aksident i rëndë detar ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku dy skafe janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë e kesaj përplasjeje, një 24-vjeçar, i identifikuar me inicialet K.Gj., ka humbur jetën. Ndërkohë, një person tjetër, me inicialet U.M., ka mbetur i plagosur rëndë. I plagosuri është transportuar drejt Spitalit te Lezhës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore./ZËRI

Poll

MOS HUMB