Aktualitet

Rrjeti i prostitucionit në Greqi/ BISEDAT e tutoreve me të miturat: Nga sa lekë më jep secili?

Në një moment gjatë bisedës vajzat e mitura shprehen se është e padrejtë që ajo iu kërkon vazhdimisht para.

f.t
Rrjeti i prostitucionit në Greqi/ BISEDAT e tutoreve me të miturat:
MARIA

GREQI- Të tjera biseda janë zbardhur nga autoritetet greke ku dallohet qartazi shfrytëzimi i të miturave për prostitucion nga bashkëpunëtorët e shqiptares Lorela Kapaj. Në biseda shfaqet 25-vjeçarja, Maria që u arrestua së fundmi dhe të miturat, teksa këtyre të fundit iu kërkon paratë. Në një moment gjatë bisedës vajzat e mitura shprehen se është e padrejtë që ajo iu kërkon vazhdimisht para, raportojnë mediat greke.

“150 euro thuaj për ty dhe 150 për Nicolan”, i shkruan 25-vjeçarja. 

“Ti merr 100 dhe nuk bën asgjë, un marr 50 është e padrejtë”, i përgjigjet e mitura. 

"A tu përgjigj Nicola?" pyet udhëheqësi pa komentuar mesazhin e mëparshëm. 

“Nëse është kshu shkoj me të tjerët, bëj marrëveshje,"-thot e mitura.

Rrjeti i prostitucionit në Greqi/ BISEDAT e tutoreve me të miturat:
BISEDAT
Rrjeti i prostitucionit në Greqi/ BISEDAT e tutoreve me të miturat:
BISEDAT

Biseda vijon me 25-vjeçaren që thotë se nuk ka para dhe nuk ka prindër që ta ndihmojnë. Ndërkohë në një tjetër bisedë, të miturat shfaqin frikën se rrjeti i prostitucionit mund të zbulohet nga Policia.

“Po ju keni prindër, ushqim. Nuk kam kush të më japë para. Nëse do të kisha prindër, mirë....Po rregullohem dhe më thuaj sa më jep secili”,-shkruan në një moment 25-vjeçarja, ndërsa thekson se nuk ka askënd që ta mbështesë.

Rrjeti i prostitucionit në Greqi/ BISEDAT e tutoreve me të miturat:
BISEDAT

“Jam e shqetësuar, kjo histori nuk do të dalë mirë, ajo (Maria) e ka fajin për gjithçka. Në fillim e bëri të duket e lehtë dhe shiko ku përfunduam,”- shkruhet në një tjetër bisedë të të miturve.

Maria, së bashku me tre persona të tjerë (dy burra dhe një grua) u vunë në pranga si pjesë e grupit të shqiptares Lorela Kapaj, të cilët shfrytëzonin të mitura për prostitucion. Maria thuhet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturat, ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime. 25-vjeçarja, për të mos rënë në “radarin” e Policisë, ndërronte shpesh adresa. Gjithashtu bie në sy se disa nga “klientët”,  me ndërmjetësim të 25-vjeçares, u siguronin vajzave në vend të parave lëndë narkotike, konkretisht kokainë.

Sipas hetimeve të autoriteteve të nisura që nga viti 2022, Lorela, nëna e një djali, një 34-vjeçar dhe 25-vjeçarja Elena  “peshkonin” vajza të mitura dhe me “karremin” e jetës luksoze i fusnin në rrugën e prostitucionit. Mes viktimave të tyre është një 17-vjeçare dhe një 15-vjeçare, ndërsa autoritetet vlerësojnë se ka shumë më tepër vajza që ranë në “grackën” e tyre. Fillimisht 17-vjeçaja deklaroi se “Lorela” nuk e kishte detyruar dhe ishte e pafajshme, por më pas tërhoqi deklaratën duke pranuar se ishte kërcënuar. Viktima kryesore e saj ishte një vajzë 15-vjeçare, së cilës dyshohet se i është afruar miqësisht në vitin 2022. “Lorela” kishte qëllimin kryesor ta shtynte në prostitucion me joshjen e parave./ZËRI

Poll

MOS HUMB