Aktualitet

Gjurmë filicidi në Shqipëri, nënat po vrasin foshnjat

Ky është një krim që shoqëria e konsideron më të keqin, fatmirësisht është ende i rrallë, por sinjalet janë dhënë. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka kaluar tre gra në duar, me sinjale të qarta që fëmija që po prisnin apo kishin sjellë në jetë ishte i padëshiruar, por fatkeqësisht nuk janë lexuar saktë.

Florida Mingla
Gjurmë filicidi në Shqipëri, nënat po vrasin foshnjat
Orjana Gremi, vendet ku janë gjetur foshnjat dhe gazetarja Florida Mingla

TIRANË- Vrasja e fëmijës nga njëri ose të dy prindërit përkufizohet si filicid, pavarësisht nga shkaku apo metodologjia e përdorur. Sipas një studimi të zhvilluar Universitetit të Mançesterit, numrin më të lartë të prindërve vrasës e mbajnë baballarët, por në fakt, në Shqipëri në vetëm dy vitet e fundit, tre nëna kanë braktisur foshnjat e tyre të porsalindura, të cilat më pas, kanë humbur jetën.

Rasti më i fundit u regjistrua një ditë më parë në Tapizë.

42-vjeçarja Leta Koçi, nënë e pesë fëmijëve 3 vajzave dhe 2 djemve ku më i madhi 20 vjeç, ka kryer lindje natyrale në banesën e saj. Më pas, foshnjen e ka future në një qese dhe e ka hedhur në lumë. Koçi ka pretenduar se foshnja ka lindur e vdekur, por dyhsimet janë ngritur pasi asnjë prej anëatarëve të familjes, përveç vajzës së madhe, nuk e dinte që 42-vjeçarja ishte në pritje të një fëmije.

Edhe vetë bashkëshorti i Leta Koçit ka deklaruar se s’dinte asgjë rreth shtatzënisë. Vendin ku e ka hedhur foshnjen, e ka treguar vetë 42-vjeçarja. Dyshimet janë se vajza e madhe e ka ndihmuar të ëmën që ta hidhnin beben në lumë. Leta Koçi është në pranga dhe hetimet do të zbardhin shkakun e këtij akt makabër.

Pesë muaj më parë, një foshnjë e porsalindur u gjet e braktisur në bodrumin e një pallati në Yzberisht. Një banor i zonës dëgjoi të qarat e foshnjës dhe ka lajmëruar policinë. I mbështjellë me batanije dhe i lënë në një kolltuk, foshnja ishte braktisur nga nëna e tij, 30-vjeçarja Eglantina Isufi, nga Pogradeci. Ai u dërgua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, bebja ndërroi jetë, ndërsa nëna rrëfeu se e kishte braktisur pasi nuk ishte e martuar. Ekspertiza mjeko ligjore thuhet se foshnja kishte marrë ftohje te rëndë por në disa pjesë të trupit kishte kafshime nga minjtë. E përfshirë në këtë ngjarje tronditëse ishte dhe nëna e 30-vjeçares.

Në janar të vitit 2023, Orjana Gremi hodhi në lumin Kir foshnjen e saj pesë ditë pasi e kishte sjellë në jetë. Ngjarja u dënoncua nga dy misionarët e kishës katolike që kanë njoftuar policinë pasi e kanë parë gruan pa foshnjen. Vetë Orjana Gremi e cila kishte shkuar tek të afërmit në fshati Myselim të Postribës nuk ka shfaqur pendesë dhe ka thënë se e ka kryer aktin pasi nuk kishte mundësi financiare të mbante.

Nëse me rastin e Tapizës dhe të Yzberisht, nënat kishin një bashkëpunëtor në familje dhe akti është mbajtur i fshehtë, Orjana e kishte paralajmëruar vrasjen e foshnjes.

Ajo u kishte thënë mjekëve dhe të afërmve se do e braktiste fëmijën pasi nuk kishte ku ta mbante. Edhe kolegët e punës ishin në dijeni, pasi e kishin ndihmuar për t’ia plotësuar sadopak nevojat fëmijës.

Mjekët e spitalit ku ajo lindi deklaruan se 32-vjeçarja nuk kishte probleme të shëndetit mendor dhe se ishte trajtuar me psikolog.

Orjana Gremi ishte e pamartuar dhe jetonte vetëm me dajën, ndërsa identiteti i babait të foshnjes ende nuk dihet.

Drejtësia e ka marrë vendimin e saj dhe Orjana Gremi është dënuar me 22 vite burg, por a mund të parandalohen këto ngjarje?

Ky është një krim që shoqëria e konsideron më të keqin, fatmirësish është ende i rrallë, por sinjalet janë dhënë. Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale ka kaluar tre gra në duar, me sinjale të qarta që fëmija që po prisnin apo kishin sjellë në jetë ishte i padëshiruar, por fatkeqësisht nuk janë lexuar saktë.

Për rrjedhojë, për këto tre nëna ka qenë shumë vonë dhe e vetmja gjë që ka ndodhur, ka qenë ndëshkimi i tyre.

Synimi duhet të jetë mospasimi nga makabritete të tjera.

Poll

MOS HUMB