Aktualitet

SKEMA e shfrytëzimit të të miturave nga Lorela/ "Paguheshin” me kokainë, roli i Marias

Maria thuhet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturit, 200-400 euro.

f.t
SKEMA e shfrytëzimit të të miturave nga Lorela/
Maria dhe Lorela Kapaj

GREQI- Detaje të reja janë zbardhur nga rasti i prostitucionit të goditur sot nga policia në vendin fqinj, ku të përfshira në rrjet kanë qenë dhe vajza të mitura. 4 persona janë vënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa në mesin e vajzave që tutoroheshin kanë qenë 5 shqiptare dhe dy greke. Në krye të grupit qëndronte 25-vjeçarja e quajtur Maria. Bëhet fjalë për persona të arrestuar në janar të vitit 2024, ku rol drejtues sipas autoriteteve kishte shqiptarja, Lorela. Lorela pretendoi se ishte përpjekur të ndihmonte 17-vjeçaren e shfrytëzuar e cila denoncoi rrjetin e prostitucionit, gjë e cila çoi në zbardhjen e çështjes.

Tmerri i përjetuar nga vajzat e kapura në rrjet filloi të zbulohej kur motra e njërës prej vajzave të përfshira vendosi të fliste me autoritetet dhe të raportonte për takimet romantike që ndodhnin në hotelet e Athinës dhe Glyfadës.

Roli i Marisë dhe pagesat e kokainës

25-vjeçarja Maria, e arrestuar këtë të martë, dyshohet se ka krijuar kontakte me të miturit që në verën e vitit 2023 dhe i ka ndihmuar ato në gjetjen e “klientëve”, duke marrë nga paratë që të miturit kanë fituar.

Maria thuhet se merrte zakonisht nga 50 deri në 100 euro në varësi të parave që merrnin të miturit, 200-400 euro, ndërsa shumë herë ajo vepronte edhe si shoqëruese, duke i çuar vetë vajzat në takime. Sipas mediave greke 25-vjeçarja, për të mos rënë në “radarin” e Policisë, ndërronte shpesh adresa. Gjithashtu bie në sy se disa nga “klientët”,  me ndërmjetësim të 25-vjeçares, u siguronin vajzave në vend të parave lëndë narkotike, konkretisht kokainë.

Taksistët

Ndërsa pjesa tjetër e të arrestuarve, dy prej tyre akuzohen se kanë transportuar  të miturat në hotelet ku zhvilloheshin takimet. Njëri prej tyre është në fakt një taksi, ndërsa personi tjetër i arrestuar dyshohet se ishte në një lidhje dashurie me 25-vjeçaren. Po ashtu, efektivët e policisë arrestuan një 21-vjeçare, e cila po ashtu është përfshirë në rrjetin e rekrutimit të të miturve. Katër të arrestuarit akuzohen për veprën  e trafikimit të qenieve njerëzore, ndërsa gjashtë persona të tjerë janë përfshirë në dosjen e ngritur nga autoritetet dhe po hetohen./ZËRI

Poll

MOS HUMB