Aktualitet

Me 10 mln euro kokainë në Slloveni, arrestohet një shqiptar dhe një brazilian

Dy të arrestuarit, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana.

f.t
Me 10 mln euro kokainë në Slloveni, arrestohet një shqiptar dhe
foto ilustruese

SLLOVENI- Policia sllovene gjeti dhe sekuestroi 260 kilogramë kokainë në portin e Koperit disa ditë më parë, në një anije që transportonte sojë nga Amerika e Jugut. Një shtetas shqiptar dhe një brazilian janë arrestuar në Slloveni pasi janë kapur me kokainë.

Lënda narkotike është kapur në një anije në portin e Koperit që transportonte sojë nga Amerika e Jugut. Sipas mediave vendase dy të arrestuarit, mbërritën në port me jet ski përtej lumit Rizana. Pranë anijes së ngarkesave që sillte drogë nga Amerika e Jugut, rojet e bregdetit panë dy zhytës që përpiqeshin të nxirrnin pesë thasë të mëdhenj.

Policia konfirmoi sekuestrimin e kokainës dhe tha se dy të huajt janë në paraburgim. Sipas medias sllovene, kokaina në tregun e zi kap vlerën e rreth 10 milionë eurove./ZËRI

Poll

MOS HUMB