
SHKODËR- Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Mersin Mlloja i cili tentoi të vrasë, duke i përplasur me automjetin që drejtonte dy kolegët e tij nënë e bir.
Mlloja ka deklaruar në polici se ka tentuar të përplasë me makinë dy kolegët e tij të qendrës shëndetësore në Bushat, Davë dhe Kristian Ndoja, pasi e kanë bullizuar.
Ndërkohë avokati mbrojtës i 38-vjeçarit Besmir Kolçe kërkoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shkak se sipas pamjeve të siguruara nga kamerat në momentin kur Mersin Mlloja afrohet tek Dave Ndoja dhe djali i saj Kristjan Ndoja ka frenuar duke ulur pothuajse plotësisht shpejtësinë./ZËRI