Bota

Goditet rrjeti i prostitucionit, tutoroheshin vajza të mitura, mes tyre 5 shqiptare. ‘Koka’ e grupit Maria

25-vjeçarja ka rekrutuar shtatë vajza të mitura, të cilat kishin mbushur moshën 14 vjeç, pasi më parë kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me to

E.K
Goditet rrjeti i prostitucionit, tutoroheshin vajza të mitura, mes tyre 5
Maria

GREQI- Një tjetër rast prostitucioni është goditur nga policia në vendin fqinj, ku të përfshira në rrjet kanë qenë dhe vajza të mitura. 4 persona janë vënë në pranga për shfrytëzim prostitucioni, ndërsa në mesin e vajzave që tutoroheshin kanë qenë 5 shqiptare dhe dy greke. Për zbulimin e këtij rasti është ndërmarrë një operacion i gjerë policor, nga departamenti për mbrojtjen e të miturve në sektorin e sigurisë së Atikës.

Në kuadër të operacionit u identifikuan dhe u arrestuan katër shtetas, dy gra 25 dhe 21 vjeçe, dhe dy meshkuj 54 dhe 25 vjeç, të cilët akuzohen për trafikim të qenieve njerëzore. 25-vjeçarja që thuhet se është në krye të këtij grupi, akuzohet edhe për trafik droge në bazë të urdhrit të arrestit të lëshuar ndaj saj.

Siç thuhet në aktakuzë nga vera e vitit 2023, 25-vjeçarja ka rekrutuar shtatë vajza të mitura, të cilat kishin mbushur moshën 14 vjeç, pasi më parë kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me to, duke lehtësuar takimet me klientët, me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre në motele në qendër të Athinës.

Burime të mirëinformuara thanë për protothema.gr se 25-vjeçarja, e identifikuar si Maria, për të mos rënë në “radarin” e Policisë, ndërronte shpesh adresat (së fundi ndodhej në Petroupolis).

25-vjeçarja merrte një pjesë të parave nga takimet dhe shpeshherë i shoqëronte të miturat vetë në pikat e takimit. Në disa raste, në vend të parave, u jepte viktimave lëndë narkotike. Dy burrat 25-vjeç dhe 54-vjeç merreshin me transportin dhe dërgimin e vajzave në hotele me mjetet e tyre, ku bëhej dhe takimi me klientët.

Të arrestuarit janë dërguar në prokurorinë kompetente dhe më pas në organin hetimor. Ky është rasti i dytë që organet greke brenda 3 muajsh arrestojnë grupe tutorësh që përdorin për prostiticion vajza të mitura. Në janar madje kreu i një grupi të tillë ishte një 31 vjeçare shqiptare./ZËRI 

Poll

MOS HUMB