Bota

Kate Middleton fotografohet e buzëqeshur krah Princit William, sërish ka dyshime: Është sozia

Në pamjet e publikuara nga “The Sun”, Princi William shfaqet i buzëqeshur me bashkëshorten e tij.

k.m.
Kate Middleton fotografohet e buzëqeshur krah Princit William, sërish
Princi William dhe Kate Middleton

BRITANI E MADHE- E buzëqeshur, krah bashkëshortit, Princesha e Uellsit, Kate Middleton u fotografua për herë të parë pas operacionit, pasi kishte dalë për të bërë pazare me bashkëshortin e saj. Por në të njëjtën kohë, hodhi poshtë teoritë e saj lidhur me shëndetin. Në pamjet e publikuara nga “The Sun”, Princi William shfaqet i buzëqeshur me bashkëshorten e tij.

“Kate shfaq besim, duke shuar të gjitha thashethemet toksike që qarkullonin për të. Ajo bën hapa të mëdhenj, duke mohuar shenja dobësie. ëilliam mban fytyrën pjesërisht të mbuluar me kapelë, ndërsa gjuha e trupit të princeshës sugjeron një dëshirë për ta parë,”- shpjegon ekspertja e gjuhës së trupit, Judi James, për MailOnline.

Megjithatë, spekulimet nuk u shuan. Shumë vëzhgues dhe përdorues të internetit janë të bindur se në foto nuk është Kate, por sozia e saj, Heidi Agan. Për më tepër që po dje, u ngritën dyshime se përse po "The Sun" që raportoi daljen e saj të parë publike, nuk e shoqëroi artikullin me asnjë foto. Menjëherë sot, e njëjta media nxorri fotot e Princeshës, për të hedhur poshtë zërat që ngrinin dyshime. Ndërsa Pallati Kensington nuk i ka komentuar pamjet ku Kate del nga Windsor Farm Shop./ZËRI

Poll

MOS HUMB