Aktualitet

Bashkë me gruan rrëmbyen nipin 3 vjeç, Gjykata lë në burg gjyshin! Xhaxhai: Nusja iku nga shtëpia

Ndërkohë xhaxhai i të miturit tha se gjyshja e ka marrë djalin nga dashuria që kishte për të dhe se nuk përbën rrezik për jetën e 3-vjeçarit.

E.K
Bashkë me gruan rrëmbyen nipin 3 vjeç, Gjykata lë në
Rexhep Gjuni dhe Arben Salaj

DURRËS- Gjykata e Durrësit ka lënë në burg këtë të premte Rexhep Gjunin, i cili akuzohet se ka rrëmbyer nipin e tij në bashkëpunim dhe me bashkëshorten e tij. Në burg është lënë dhe kunati i tij Arben Salaj. Para togave të zeza Rexhep Gjuni ka “kyçur” gojën ashtu si dhe para hetuesve duke mos treguar ku është nipi i tij 3-vjeçar. Policia dyshon se djali është me gjyshen e tij, ndërsa raportohet se ata mund të kenë dalë dhe jashtë vendit. Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura.

Pas seancës avokatja e Gjunit, Arta Gecaj tha për mediat se prokuroria do vazhdojë hetimet, ndërsa theksoi se nuk mund të bëjë të ditur asnjë detaj në lidhje me çështjen pasi kemi të bëjmë me një të mitur.

Arta Gecaj: U mbyll seanca për caktimin e masës së sigurimit. Është marrë në vendim. Në kushtet kur kemi të bëjmë me një të mitur, nuk mund të thuhet asgjë sepse është sekret hetimor. Tani do vazhdojë prokuroria hetimet. Është vendos ajo që ishte “Arrest me burg” nuk ka ndryshuar asgjë. Nuk mund të thuhet asgjë më shumë se kaq. 

Ndërkohë xhaxhai i të miturit tha se gjyshja e ka marrë djalin nga dashuria që kishte për të dhe se nuk përbën rrezik për jetën e 3-vjeçarit. Në emisionin "Me zemër të Hapur", xhaxhai i djalit tha se pas vdekjes së vëllait të tij, Ille Gjuni ishte larguar nga banesa e vjehrrit bashkë me djalin, ndërsa kishin rënë dakort që ata ta takonin. 

XhaxhaiVëllai im, që është ish-bashkëshorti i nuses ka vdekur më shumë se një vit më parë tek Kthesa e Kamzës në aksident. Mes nuses dhe vjehrrit e vjehrrës nuk ka pasur konflikte për nipin. Kanë arritur marrëveshje për takim me nipin. Pasi i vdiq bashkëshorti, nusja iku nga banesa për të parë jetën e vet. Vjehrra besoj se e ka marrë nipin që ta ketë afër, por rrezikshmëri nuk ka. Bahrija nuk bën rrezik për nipin. Kjo nuk është rruga e duhur, vjehrra e ka marrë nipin nga dashuria. Me shtetin edhe ka probleme, por për jetën e fëmijës nuk besoj se përbën rrezik. Kemi njohje dhe në Has e Kosovë, edhe atje mund të jetë gjyshja me nipin. Me njerëzit e nuses nuk kemi folur akoma.

Nëna e 3-vjeçarit ka bërë apel dhe në media duke kërkuar djalin e saj, i cili pas vizitës së fundit tek gjyshërit nuk u kthye më tek ajo. Ille Gjuni shprehet se që pas vdekjes së bashkëshortit të saj në një aksident rreth një vit më parë, djalit të Rexhep Gjunit, ajo e dërgonte djalin vazhdimisht tek gjyshërit, deri herën e fundit. 3-vjeçari dyshohet se është me gjyshen, por Policia ende nuk ka arritur të zbulojë vendndodhjen./ZËRI

Poll

MOS HUMB