Aktualitet

Protesta e opozitës tek Bashkia, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë dhunën

Në tubimin e sotëm, Ambasada dënon aktet e dhunës, duke theksuar se aktorët politikë duhet të refuzojnë çdo formë të saj, jo më të inkurajojnë.

k.m.
Protesta e opozitës tek Bashkia, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë
Foto ilustruese

TIRANË- Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me protestën e opozitës, e cila u zhvillua sot përballë Bashkisë së Tiranës. Në tubimin e sotëm, Ambasada dënon aktet e dhunës, duke theksuar se aktorët politikë duhet të refuzojnë çdo formë të saj, jo më të inkurajojnë. Po ashtu, një falenderim e kanë pasur edhe për forcat e rendit. 

Deklarata e SHBA: Ambasada e Shteteve të Bashkuara dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme pranë Bashkisë së Tiranës. E drejta për t’u mbledhur në mënyrë paqësore, për të protestuar dhe për të kërkuar veprim kundër korrupsionit janë të gjitha jetike në çdo demokraci, por nuk ka vend për dhunën e ndërmarrë nga organizatorët. Aktorët politikë të përgjegjshëm duhet të refuzojnë çdo formë dhune. Përshëndesim zyrtarët e forcave të rendit për profesionalizmin e tyre gjatë protestës së sotme./ZËRI

Poll

MOS HUMB