Aktualitet

Abuzuan me 31-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor, njëri prej autorëve pranon fajin: E zhvesha…

Gjykata e Elbasanit ka caktuar arrest me burg pa afat për B. Jolla, pasi ka pranuar pjesërisht ngjarjen

E.K
Abuzuan me 31-vjeçarin me probleme të shëndetit mendor,
Avokati i njerit prej te dyshuarve

ELBASAN- Kanë dalë para Gjykatës së Elbasanit, dy personat që janë arrestuar, për akuzën se kanë abuzuar seksualisht me një djalë me probleme të shëndetit mendor. Gjykata vendosi masën e arrestit të shtëpisë për një nga të dyshuarit, që sipas mbrojtjes nuk ka qenë i pranishëm në momentin e abuzimit. Avokati i të akuzuarit Rexhep Balla, Elis Kovaçi, tha se në seancë janë shqyrtuar pamjet filmike nga vendi i punës, ku sipas tij rezulton që R. Balla nuk ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes.

“Nga ana e organit të akuzës ishin bërë disa veprime që ne i kërkuam. Verifikimet e kamereve në vendin e punës ku punonte Rexhep Balla, që është i mbrojtur prej meje, dhe nuk kishte lidhje fare, ishte 20 e ca km larg vendit të ngjarjes. Do kryhen hetime të tjera dhe prokurori kërkoi arrest shtëpie. Ne kërkuam normalisht një masë më të butë që të jemi në dispozicion të tij. Në këtë kushte Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorit, caktoi arrest shtëpie”, tha avokati.

Gjykata e Elbasanit ka caktuar arrest me burg pa afat për B. Jolla, pasi ka pranuar pjesërisht ngjarjen. Ai para oficereve të policisë ka deklaruar se e kanë zhveshur 31 vjeçarin.

Denoncimi për përdhunimin e 31 vjeçarit u bë nga e ëma e tij e cila posedon një bar kafe pranë subjektit që dy të akuzuarit punonin si roje. Herë herë djali shkonte në vendin e rojës dhe dërgonte kafenë, aty ku mendohet se ka ndodhur edhe akti.

Mjekësia ligjore konfirmon abuzimin seksual ndaj 31 vjeçarit me probleme të shëndetit mendor.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB