Aktualitet

Molotova tek Bashkia e Tiranës, agravon situata tek protesta e opozitës

Edhe sot, protestuesit kanë hedhur molotovë në derën e Bashkisë së Tiranës. 

k.m.
Molotova tek Bashkia e Tiranës, agravon situata tek protesta e
Pamje nga protesta

TIRANË- Protestues të opozitës janë mbledhur sërish sot, për herë të tretë para bashkisë së Tiranës. Edhe sot, si herët e tjera, protesta u shoqërua me momente tensioni, madje dhe me koktejl molotovi.


Të prirur nga përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, me Flamur Nokën dhe Tedi Blushin në krye, opozitarët u përplasën me Policinë dhe tentuan që të hiqnin gardhin metalik që rrethoi objektin e Bashkisë. Megjithatë nuk ia dolën dhe u vendosën që të shpërndaheshin. 

Molotova tek Bashkia e Tiranës, agravon situata tek protesta e
Pamje nga përplasjet

Kërkesat e opozitës edhe sot ishin të njëjtat. Sërish sot kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për të ashtuquajturën dosja "5D", që çoi në pranga disa ish-drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Me megafon Tedi Blushi, këshilltar bashkiak i Partisë së Lirisë dhe ish-kandidati i 'Bashkë fitojmë' për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi kërkuan largimin e Veliajt. 

Ky i fundit, deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim për protestën e radhës së opozitës./ZËRI

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB