Aktualitet

Tentoi të vriste gruan duke e shtypur me makinë, arrestohet 50-vjeçari në Kavajë

Në korrik të vitit 2022, Meçaj tentoi që të vriste bashkëshorten e tij, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje

E.K
Tentoi të vriste gruan duke e shtypur me makinë, arrestohet
Momenti i arrestimit

TIRANË- Një 50-vjeçar është vënë në prangat e Policisë në Kavajë, pasiu ishte shpallur në kërkim për tentativën e vrasjes së bashkëshortes së tij. Policia ka vënë në pranga shtetasin Rakip Meçaj, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”.

Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Kavajë finalizoi operacionin e koduar “Break”. Gjatë operacionit është kapur shtetasi Rakip Meçaj., 50 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Durrësit, me vendimin e datës 07.07.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Dhuna në familje”. Në muajin korrik të vitit 2022, ky shtetas ka tentuar të vrasë, duke e goditur me automjet, bashkëshorten e tij, e cila ka qenë me urdhër mbrojtjeje.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës.

Poll

MOS HUMB