
TIRANË- Protesta e sotme e opozitës është pasqyruar edhe përmes fotove që ka shkrepur vetë Partia Demokratike gjatë tubimit. Ndërsa demokrati Flamur Noka dhe këshilltari i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi përballeshin me Policinë në tentativë për të thyer gardhin metalik, deputetja e PD-së, Ina Zhupa nuk e ka kursyer buzëqeshjen. Por dikush mungoi!
Ndryshe nga protesta e kaluar, në këtë tubim mungoi kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, por jo vetëm. Arsyet nuk dihen.
PAMJE NGA PROTESTA:
Protesta e sotme e opozitës ishte e treta në radhë para Bashkisë së Tiranës në lidhje me dosjen "5D". Incidentet e raportuara nga kjo protestë nuk munguan, të tilla ishin hedhja e bojës apo e koktejleve molotov në drejtim të godinës së Bashkisë. Pikërisht këto incidente sollën edhe reagimin e ambasadave./ZËRI