
TIRANË- Faqja zyrtare e INSTAT-it, e cila ra 'pre' e sulmit kibernetik nga hakerat iranianë është rikthyer në funksion. Grupi i hakerave iraniane ‘Homeland Justice’ sulmoi faqen e Insitutit Shqiptar të Statistikave më 31 janar.
Grupi 'Homeland Justice' njoftoi se kishin marrë të dhëna sensitive siç është numri i llogarive bankare të punonjësve të administratës. Kanë publikuar nr personal, emër, mbiemër, nr tel, adrese e-maili, adrese banimi, IBAN. Webfaqja e INSTAT nuk ishte më e aksesueshme për qytetarët.
Nga ana tjetër vetë INSTAT pretendon se asnjë e dhënë nuk ishte prekur, aq më pak të dhënat e Censit. Sipas INSTAT, sulmi ka bërë që shërbimet e internetit të faqes zyrtare dhe emailit të jenë ndërprerë.
INSTAT po bashkëpunon ngushtë me autoritetet kompetente për të hetuar dhe identifikuar burimin dhe motivet e sulmit kibernetik dhe gjithashtu për të rikthyer funksionimin normal të sistemeve të saj informatike dhe për të forcuar masat e sigurisë kibernetike./ZËRI