MALIQ- Shtetasi nga Gramshi, i identifikuar si Drilon Agolli 31-vjeç, është gjetur nga shërbimet e Policisë dhe zjarrfikëses pasi ishte rrëzuar nga një shkëmb në malin e Gopeshit, teksa po mblidhte çaj.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa kërkimet për gjetjen e tij vijuan deri në mesanatë, kur ai është lokalizuar në një zonë të thepisur dhe të vështirë për t’u aksesuar. Forcat e emergjencës punuan për nxjerrjen e tij me barelë nga gremina ku kishte rënë, në kushte të vështira terreni.
Sipas informacioneve paraprake, ai nuk është në rrezik për jetën, pavarësisht dëmtimeve të marra nga rrëzimi. Mësohet se 31-vjeçari është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.
Ngjarja ndodhi në malin e Gopeshit, mbrëmjen e së dielës, në territorin e bashkisë Maliq, në njësinë administrative të Moglicës. Sipas të dhënave, banori nga Gramshi kishte shkuar në zonë për të mbledhur çaj, kur dyshohet se ka rrëshqitur dhe ka rënë në shkëmb. Sipas buriemve, ai është konstatuar nga një banor i zonës, i cili ka njoftuar menjëherë shërbimet e Policisë. /ZËRI