Aktualitet

Shpërthen reklamimi i prostitucionit në Tik Tok, qindra eskorta të huaja në aksion

Një fenomen që vitet e fundit është përhapur me shpejtësi në Shqipëri, ku profile të ndryshme në rrjetet sociale publikojnë njoftime për vajza të huaja që ofrojnë shërbime eskorte gjatë qëndrimit të tyre në vend.

zh.ll
Shpërthen reklamimi i prostitucionit në Tik Tok, qindra eskorta
foto ilustrim me imazhet e profileve ne tik tok

TIRANË- Një trend në rritje. Një fenomen që vitet e fundit është përhapur me shpejtësi në Shqipëri, ku profile të ndryshme në rrjetet sociale publikojnë njoftime për vajza të huaja që ofrojnë shërbime eskorte gjatë qëndrimit të tyre në vend. Për këtë, në ndihmë iu ka ardhur Tik Tok, një nga platformat më të përdorura për këtë lloj promovimi.

Nga vëzhgimi që i ka bërë ZËRI, rezultojnë se gjatë muajit të fundit janë hapur dhjetra llogari të reja, që reklamojnë imazhe vajzash të cilat pretendojnë se janë të gatshme për të ofruar seks kundrejt pagesës. 

Përmes videove të shkurtra, përdorueset njoftojnë datat e qëndrimit, hotelin ose zonën ku do të ndodhen, duke ftuar klientët t'i kontaktojnë përmes aplikacioneve të mesazheve ose rrjeteve të tjera sociale. Në shumë raste, videot shoqërohen me etiketa si "Tirana", "Albania" apo "masazhe", duke synuar të arrijnë një audiencë sa më të gjerë.

Pjesa më e madhe e këtyre llogarive i përkasin shtetaseve të huaja, të cilat publikojnë vazhdimisht përmbajtje promovuese për qëndrimin e tyre në kryeqytet.

Ndërkohë që e gjitha mbulohet nën petkun e 'eskortizmit' dixhital, një tjetër rrezik është real. Nuk përjashtohet mundësia që këto faqe të jenë mbulesë për mashtrim online dhe marrjen e parave nga përdoruesit e platformës. 

Ky fenomen po fiton gjithnjë e më shumë hapësirë, ndërsa TikTok po shërben gjithnjë e më shpesh si një vitrinë promovimi, pavarësisht se platforma ka politika që ndalojnë publikimin e përmbajtjeve që promovojnë shërbime seksuale, teksa vihet re se shumë prej profileve vazhdojnë të jenë aktive./ZËRI

Poll

MOS HUMB