Aktualitet

29 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë

Protesta, e cila fillimisht nisi kundër investimeve në Zvërnec, është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë qytetare, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pakushtëzuar e kryeministrit Edi Rama.

zh.ll
29 ditë revoltë! Sot, protesta e radhës para Kryeministrisë
foto nga protesta

TIRANË- Kjo e dielë shënon ditën e 29-të të protestave të qytetarëve në Tiranë, kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe pakënaqësive politike. Me të njëjtin skenar që prej ditës së parë, qytetarët do të mblidhen në orën 19:00 fillimisht në sheshin 'Skënderbej' për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë.

Protesta, e cila fillimisht nisi kundër investimeve në Zvërnec, është shndërruar tashmë në një lëvizje më të gjerë qytetare, ku kërkohet largimi i qeverisë dhe dorëheqja e pakushtëzuar e kryeministrit Edi Rama.

Në ditën e 23-të të saj, grupi organizator publikoi pesë kërkesa, që përfshijnë dorëheqjen e kryeministrit dhe qeverisë, krijimin e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime kushtetuese përmes referendumit, si dhe anulimin e disa ligjeve dhe paketave të konsideruara problematike nga organizatorët.

Kërkesat që kanë parashruar qytetarët:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të qeverisë.

2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake dhe me mandat 12-mujor.

3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimin e tyre me referendum popullor, duke përfshirë ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ndryshimin e ligjit për financimin e partive politike dhe organizatave të ndryshme, kufizimin e ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate, të plota ose të pjesshme, gjatë gjithë jetës politike të një individi.

4. Paralelisht kërkohet anulimi i ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura, anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për trashëgiminë kulturore, shfuqizimin e Paketës së Maleve, si dhe shfuqizimin e statusit dhe të kuadrit ligjor për investimet strategjike.

5. Kërkohet një kontratë të re sociale mes qytetarëve dhe shtetit, e cila do të përpilohet pas konsultimit me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë apartiakë, të propozuar nga sheshi i protestës./ZËRI

Poll

MOS HUMB