Aktualitet

Sherr mes vëllezërve për pronat, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani

Sipas informacioneve paraprake, Mulosmani është konfliktuar me tre vëllezërit e tij, ndërsa në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe një nip i familjes.

zh.ll
Sherr mes vëllezërve për pronat, arrestohet ish-drejtori i
foto ilustruese

VLORË- Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është arrestuar nga policia pas një konflikti të ndodhur për motive pronësie me vëllezërit e tij. Burime bëjnë me dije se në pranga kanë përfunduar edhe katër persona të tjerë, të përfshirë në ngjarje, mes tyre edhe vëllezërit e tij.

Sipas informacioneve paraprake, Mulosmani është konfliktuar me tre vëllezërit e tij, ndërsa në vendngjarje ka qenë i pranishëm edhe një nip i familjes. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës, 27 qerëshorm ë rrugën "Najzi Leka", ku konflikti mes familjarëve dyshohet se ka lindur për çështje pronësie.

Poll

MOS HUMB