TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka publikuar bilancin e shkeljeve rrugore gjatë javës së fundit. Sipas Policisë Rrugore, bëhet me dije se gjatë kësaj periudhe janë arrestuar 31 drejtues automjetesh, ndërsa janë regjistruar 4818 të shkeljes së rregullave të Kodit Rrugor.
“Policia Rrugore e Tiranës, monitorim 24/7 në akset lidhëse dhe në ato me frekuentim të lartë, me objektiv parandalimin e aksidenteve. Si rezultat i prezencës së shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe monitorimit të akseve, me mjete logjistike bashkëkohore, gjatë javës së fundit u konstatuan:
-4818 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor;
-31 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, autorët e të cilave u arrestuan ose u proceduan penalisht;
Ndër masat e vëna për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, evidentojmë:
-242 masa të vëna për mospozicionim të rregullt në karrexhatë, shkelje e cila nxit manovra të gabuara dhe krijon kaos në trafik;
-30 masa të vëna për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit, shkelje kjo tejet e rrezikshme dhe shpesh burim aksidentesh me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës;
-lëvizjen me mjet ngritës, të 66 automjeteve të ndaluara/pushuara në kundërshtim me parashikimet e Kodit Rrugor.
Policia Rrugore apelon sërish, për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, shmangien e drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, si dhe për rritje të përgjegjshmërisë, nga të gjithë përdoruesit e rrugës, me qëllim garantimin e përmbushjes së parametrave të sigurisë rrugore”, njofton Policia./ZËRI