Aktualitet

Policia aksion në kopshtet e Shqipërisë, 37 pa licensë

k.m.
Policia aksion në kopshtet e Shqipërisë, 37 pa licensë
foto ilustruese

TIRANË- Policia ka ushtruar kontrolle në të gjitha kopshtet e vendit, pas skandalit ku edukatorja dhunoi një 3-vjeçare në kopshtin "Stinët". Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve janë gjetur shkelje në te gjitha këto kopshte. 

Raportohet se janë gjetur gjetur 37 kopshte pa license. Mësohet se këto kopshte dhe shkeljet e tyre janë referuar në Prokurorinë e Tiranës nga ana e Policisë së Shtetit. Referimi në prokurori është bërë për veprën penale të mospagimit të taksave. Ndërsa në Lezhë mësohet se janë 3 kopshte pa licensë, në Gjirokastër 1 dhe në Durrës janë gjetur 4 kopshte në shkelje të ligjit.  Pritet që policia e shtetit të dalë me një njoftim zyrtar lidhur me këtë procedim.

Ndërkohë ditën e djeshme Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu deklaroi se janë kryer kontrolle në 90 kopshte jo publike nga të cilat 67 kopshte ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me legjislacionin. 8 kopshte jo publike, nuk kanë aplikuar për licencim dhe 2 prej tyre ju është refuzuar licencimi.

Kontrolli në kopshte dhe në çerdhe erdhi pas publikimit të ngjarjes së rëndë, ku një vajzë 3-vjeçare u dhunua në ambjentet e kopshtit "Stinët", ku iu thye këmba. Dhunimi i 3-vjeçares në kopshtin Stinët ndodhi në datën 1 Nëntor. Drejtuesja e kopshtit, i cili vepronte pa licensë dhe në ilegalitet të plotë, ka tentuar ta fshehë ngjarjen, duke iu thënë prindërve të së miturës, se këmba i ishte ënjtur si pasojë e një pickimi. Por pamjet e transmetuara në emisionin Stop vërtetuan të kundërtën, ku shihej edukatorja që dhunonte të miturën, teksa fëmijët ishin duke fjetur gjumin e drekës. Për 2 orë 3-vjeçarja u mbajt duke qarë në kopsht, dhe më pas u bë njoftimi i prindërve të saj, të cilët u përballën dhe me sjelljen arrogante dhe aspak profesionale të punonjësve të policisë, 2 prej të cilëve janë nën hetim./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB