
FIER- Tre persona janë arrestuar në Fier, në kuadër të operacionit "Tempulli" dhe 3 të tjerë janë proceduar penalisht, pasi u kapën duke shitur lëndë narkotike me doza. Në pranga janë vendosur Albano Mylka, Enkeljano Stefa dhe Olgert Prifti.
Gjatë kontrollit iu janë gjetur dhe sekuestruar si provë materiale, sasi të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis sativa, që posedoheshin me qëllim shitjen në doza, si dhe fara të bimës narkotike cannabis sativa, 1 armë sportive, 1 peshore elektronike, celularë dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Ndërkohë Policia ka raportuar se ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Yzedin Veliu, 21 vjeç, banues në Fier, për shtetasin Iigli Beqiraj, 18 vjeç, banues në Lushnjë dhe për një 17-vjeçar, banues në Lushnjë. Të rinjtë u kapën në flagrancë, gjatë tentativave për të shitur në qytetet ku banonin, doza të lëndës narkotike cannabis sativa, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.