Aktualitet

Vrasja e Aleks Nikës në 21 Janar, GJEDNJ: E vrau shteti dhe nuk e zbardhi (VENDIMI)

Aleks Nika mbeti i vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, bashkë me 3 protestues të tjerë

E.K
Vrasja e Aleks Nikës në 21 Janar, GJEDNJ: E vrau shteti dhe nuk e
Vendimi per Aleks Niken

TIRANË- Gjykata e Stasburgut ka dhënë vendimin për vrasjen e Aleks Nikës në 21 Janar të vitit 2011, duke dalë në përfundimin se ka dy shkelje në këtë çështje: vrasja dhe më pas moszbardhja e vrasjes, duke bërë përgjegjës shtetin shqiptar.  Këto janë shkelje të dy aspekteve të së drejtës së jetës, thuhet në vendimin e Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Sipas Gjykatës së Strasburgut, Shqipëria ka mangësi në ligjin për përdorimin e armëve, në lidhje me protestat, që kërkojnë një kontroll të turmës. Në vendim thuhet se shteti dështoi të kontrollojë protestën e 21 Janarit dhe përdori forcën vdekjeprurëse nga oficerët e Gardës Kombëtare që rezultoi në vdekjen e Nikës.

Gjykata lë porosi që të vazhdohet me hetimet dhe shkaqet e vrasjes së Nikës. 

Në konkuluzionet e Gjykatës thuhet: Sa i përket masave të përgjithshme, Gjykata vëren se ligjet që rregullojnë përdorimin e armëve të zjarrit, janë të mangëta. 

Ato duhet të përdoren nga agjentët shtetërore vetëm në rastet kur është absolutisht e nevojshme për të mbrojtur jetët e personave. Të shtënat në ajër si një mjet për shpërndarjen e turmës është e ndaluar. Këto rregulla zbatohen për anëtarët e Gardës Kombëtare.

Hetimi i kryer për vrasjen e Aleks Nikës nuk ka qenë efektiv, për shkak se nuk ka ccuar në identifikimin dhe ndëshkimin e atyre që janë përgjegjës.

Në vendimin më shumë se 40 faqe të Gjykatës së Strasburgut thuhet se vetë Nika nuk është përfshirë në akte të dhunshme, dhe është qëlluar teksa ishte duke qendruar në trotuarin përballë kryeministrisë.

“A.N., i cili në atë moment ndodhej pranë trotuarit përballë Kryeministrisë dhe nuk ishte i përfshirë në asnjë akt të dhunshëm, është goditur nga një plumb në kokë. Po kështu, tre viktimat e tjera ishin jashtë oborrit të Kryeministrisë dhe asnjëra prej tyre nuk ishte përfshirë në akte të dhunshme”, thuhet mes të tjerave në analizimin e fakteve nga Strasburgu.

Aleks Nika dhe 3 protestues të tjerë mbetën të vrarë në protestën e 21 janarit 2011 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Familjarët e Nikës dërguan padi në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, pasi sipas tyre nuk kishin marrë drejtësi nga institucionet shqiptare. 

Ndërkohë, dy vite më parë, Prokuroria e Tiranës rihapi hetimin për vrasjen e Aleks Nikës. Megjithatë, familjarët e Nikës janë të zhgënjyer nga drejtësia shqiptare, ndërsa janë shprehur “Prokuroria po luan ping pong” me dosjet. Ndaj, ata iu drejtuan Gjykatës së Strasburgut.

Çfarë ndodhi në 21 Janar, në protestën e thirrur nga socialistët

Në 21 janar 2011, opozita socialiste që drejtohej nga Edi Rama thirri në protestë qytetarët, pas videoskandalit Meta-Prifti, ku flitej për aferë korruptive. Protestuesit u mblodhën para Kryeministrisë, me thirrje kundër kryeministrit të atëhershëm Sali Berisha.

Por, kur turma tentoi të hynte në oborrin e Kryeministrisë, situata u tensionua dhe shumë shpejt nisën të shtënat me armë nga ambienti i brendshëm. Plumbat lanë pas katër viktima: Hekuran Dedën, Ziver Veizin, Faik Myrtajn dhe Aleks Nikajn.

Sali Berisha akuzoi Partinë Socialiste se donte t’i bënte puç, e fillimisht tha se vrasjet ishin kryer nga brenda turmës së protestuesve. Ndërsa opozita akuzoi si urdhërues të vrasjeve kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm e atëhershëm, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën.

Hetimi i parë çoi si të pandehur për ngjarjen Ndrea Prendin dhe Agim Llupon. Gjykata vlerësoi se vrasjet e Ziver Veizit, Faik Myrtajt dhe Hekuran Dedajt kanë ndodhur nga pakujdesia dhe dënoi ish-komandantin e Gardës, Ndrea Prendi me një vit burg, si dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite.

VENDIMI I PLOTË: 

Dokumenta bashkëngjitur

Poll

MOS HUMB