Aktualitet

“Po tregove të vras babanë”, zbardhen dëshmitë që zbuluan abuzimin e të miturës në Devoll, nëna: I jepte lekë

E mitura po i nënshtrohet një ekspertimi, i cili më pas do të zbulojë nëse ajo është abuzuar nga i moshuari. pas denoncimit të familjarëve të një 13-vjeçareje, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.

k.m.
“Po tregove të vras babanë”, zbardhen dëshmitë
Foto ilustruese

KORÇË- Një 64-vjeçar nga Devolli është arrestuar pasi akuzatohet se ka ngacmuart seksualisht një 13-vjeçare. Por gjithashtu ka dyshime se Zenel Rushitaj edhe mund të ketë abuzuar me të pasi të miturës i janë gjetur edhe shenja në trup. E mitura po i nënshtrohet një ekspertimi, i cili më pas do të zbulojë nëse ajo është abuzuar nga i moshuari. pas denoncimit të familjarëve të një 13-vjeçareje, të cilën dyshohet se e ka ngacmuar seksualisht.

Nëna e vajzës së mitur ka treguar se ka qenë e bija që u ka treguar, pasi familjarët kishin zbuluar mesazhet që i moshuari i dërgonte në telefonin e gjyshit, i cili përdorej edhe nga e mitura. I moshuari e kërcënonte vajzën se nëse tregonte do t’i vriste babanë. Gjithashtu e joshte edhe duke i dhënë para. 

“Siç më tregoi vajza, kohë më parë e kishte kërcënuar dhe i kishte thënë që po të tregonte për ngacmimet do t’i vriste babanë. Ja ka thënë muaj më përpara. Vajza më tha që s’më ka bërë gjë, më ka bërë gjëra të tjera. Më ka prekur me dorë. E njohim si bashkëfshatar, nuk kishim hyrje dalje. Ka 2 ditë vajza që më tregoi pasi kapëm mesazhet që ai I dërgonte në telefonin e gjyshit. Ne e pamë kur i ra telefoni para 2-3 ditësh, e pa kunata por nuk tregoi se kishte burrin atje. I ra 2 herë në telefon, por ne nuk folëm. E merrte jashtë fshatit vajzën, e gënjente, i jepte lekë,"- ka rrëfyer e ëma.

Më shumë detaje lidhur me përmbajtjen e mesazheve ka treguar gjyshi i moshuar i të miturës, i cili më pas ka shkuar dhe ka bërë denoncimin në Policinë e Shtetit. Në dëshiminë e tij, ai tregon se e mitura largohej edhe jashtë fshatit me të, ndaj edhe ka dyshime se 64-vjeçari mund të ketë abuzuar seksualisht me të miturën. 

Dëshmia e gjyshit: Gruan e kam në Gjermani dhe më ka lënë telefonin dhe e përdor ime mbesë. Ja kërkova një ditë dhe s’donte të ma jepte, ja mora me forcë dhe nusja e djalit tjetër lexoi mesazhet. Mesazhet ishin “dil këtu, takohemi atje”, vende që i kishin frekuentuar. Mesazhe kërcënuese s’kishte. Ne dje ja kapëm. Doja ta takoja atë personin, nuk ishte, dhe takova një punonjës policie dhe bëra denoncim. Është person problematik, ka qenë i dënuar në kohën e komunizmit për vrasje, ka bërë gati 18 vite burg, dhe i dënuar për përdhunim të një gruaje. Kishte disa kohë që vajza bënte muhabet me 64 vjeçarin, ne e kishim marrë vesh, por donim sikur ta izolonim si muhabet. Kur pardje unë e kisha lënë telefonin mbi divan mbesa erdhi dhe komunikonte me atë. Fliste me telefonin tim se vetë nuk ka. I thashë lëre telefonin se më duhet, kur ajo u mundua ti fshinte ato që kishte shkruajtur. Takoheshin edhe jashtë fshatit.

Aktualisht, 64-vjeçari është në pranga dhe po merret në pyetje nga Policia, ndërsa e mitura po i nënshtohet testimeve që do të zbulojnë nëse është abuzuar nga i moshuari./ZËRI

Poll

MOS HUMB